Një sasi prej 700 kg kanabis është trafikuara me anije turistike në Greqi

0
0

Një sasi prej afro 700 kg kanabis është trafikuar me një anije turistike në ishullin Nisyros të Greqisë.

Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, anija turistike mbante një flamur turk. Policia greke kishte marrë informacion për rastin e trafikut dhe bëri një kontroll të mjetit lundrues. Në brendësi të tij u zbuluan rreth 700 kg kanabis e ndarë në disa pako. Tre udhëtarë turq u arrestuan ndërsa sasia e drogës u sekuestrua.

Nuk dihet ende nga ishte nisur varka me drogë dhe cili ishte destinacioni i saj përfundimtar.

Një rast i tillë trafiku u zbulua në mes të gushtit nga policia greke, ku u arrestuan një shqiptar dhe një Italian. Ata udhëtonin me një jaht të nisur nga Italia, që dyshohej se ishte furnizuar me kanabis në Shqipëri dhe më pas u kap në ishullin grek Kythera me 1.8 ton drogë në bord.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here