Një shi raketash dhe predha djegëse nga Rusia shkrumbojnë fshatin ukrainas në Donetsk (VIDEO)

0

Një re e tmerrshme e predhave djegëse ruse është lëshuar mbi një fshat ukrainas, me pamjet apokaliptike të sulmit të paprecedentë që janë shpërndarë nga ministria e Mbrojtjes në Kiev, që kanë befasuar rrjetin.

Fshati i çliruar së fundmi i Ozerne në Donetsk u vu në shënjestër nga forcat e Kremlinit vetëm disa ditë pasi u rimor gjatë një kundërofensive mahnitëse të Kievit.

Pamjet tregojnë predha të panumërta që bien në fshat, duke goditur ndërtesat dhe duke ndriçuar rrugët.

“Predha ndezëse ruse 9M22S që bien në fshatin Ozerne të çliruar së fundmi në rajonin e Donjeskut”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës.

 

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here