Një veçori e veçantë e Xbox do të vijë në PlayStation 5

0
17

Veçoria e cila ka qënë për një kohë të gjatë në Xbox do të vijë më në fund në PlayStation 5

Para pak kohësh Sony prezantoi një veçori të re në sistemin e trophy në konsolat PlayStation. Ky update është i disponueshëm për të gjithë tashmë dhe ndryshimi më i madh që lojtarët do të dallojnë nga ky update është level range i trophy është tashmë 1-999 nga 1-100 që ishte më përpara. Por aksidentalisht Sony bëri leak një ndryshim tjetër të madh në lidhje me sistemin e trophy i cili do të vijë në konsolen e gjeneratës së ardhshme.

Në një postim në blog e French PlayStation Blog i cili tashmë është fshirë, është zbuluar se tashmë lojtarët e PlayStation 5 do të munden të shohin progresin e tyre në një trophy. Kjo veçori do t’i lejojë ata të dinë se çfarë duhet të bëjnë për të fituar një trophy të caktuar dhe të shohin progresin e tyre për çdo trophy. Edhe pse mund të jetë një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë në plan të blejnë PS5 duhet përmendur që kjo veçori ka qënë në konsolat Xbox për shumë kohë.

Akoma nuk dihet arsyeja pse French PlayStation Blog vendosi ta fshinte ketë postim i cili do të ishte një lajm i mirë pas lajmit se trophy range do të rritet nga 100 në 999. Me shumë mundësi  Sony e ka bërë njoftimin më përpara seç duhej dhe e kanë fshirë me shpresën se askush nuk e ka parë. Akoma nuk është konfirmuar nga Sony nëse kjo veçori do të vijë apo jo por leak i ndodhur aksidentalisht mund të jetë një shenjë konfirmimi.

Pyetja e vetme që kemi është se këto veçori do të jenë që në fillim apo do të vijnë në update në të ardhmen. Ndërkohë gara midis PlayStation 5 dhe Xbox Series X ka filluar të bëhet çdo ditë edhe më e fortë pasi dita e lançimit të tyre është vetëm një muaj larg. PlayStation 5 do të lançohet më datë 12 nëntor dhe Xbox Series X do të vijë më 10 nëntor.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here