Njeriu Ujk, burri më leshator në botë ka 98 për qind të trupit të mbuluar me qime (VIDEO)

0
11

Burri që ka pothuajse tërë trupin e mbuluar me qime, tregon me krenari epitetin e ‘njeriut më leshator në botë’, pas vite të tëra ngacmimesh dhe bulizmi.

Larry Gomez nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, është quajtur Njeriu Ujk, pasi 98 për qind e trupit të tij – përfshirë edhe fytyrën – është e mbuluar me një shtresë të errët qimesh.

Ai ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik të njohur si hypertrichosis – që në mbarë botën, ka prekur më pak se 100 njerëz deri më tani, ndërsa dy prej tyre i ka kushërinj.

Fëmijët e kishin ngacmuar mizorisht Gomez – emri i vërtetë i të cilit është Victor – gjatë kohës së shkollimeve, duke bërë që ai të izolohet në masë të madhe.

Por, pasi bëri emër në Hollywood, u mësua me dukjen që ka dhe tani po mundohet t’i ndihmojë tjerët që kanë gjendjen e njëjtë.

Me të fituar vetëbesimin, Larry gjeti edhe dashurinë e jetës teksa po kërkonte të blinte banesë, ndërsa u martua me Alicia Martinez më 2011.

Shkaku i dukjes, atë e kanë angazhuar në shumë projekte kinematografike, ku kërkohet që të pranohen njerëzit me dukje ndryshe.

Gjatë vitit 2000, së bashku me dy kushërinjtë e tij leshator, kishte fituar Rekordin Botëror të Ginisit, si familja më leshatore ndonjëherë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=27&v=PLA0sDbSQk8

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here