Njihuni me ëmbëlsirën fantastike në formë trëndafili/Receta

0
8

Përbërësit:
125 gram gjalpë të butë ose margarinë
1 gotë uji miell irmik (mund ta zëvendësoni me miell misri)
1 gotë uji vaj
1 filxhan kafeje kos
1 bustinë vanilje
Gjysëm bustine pluhur pjekjeje ose gjysem luge çaji sodë buke
1 lugë gjelle uthull (molle ose rrushi, s’ka rëndësi)
1 vezë dhe afërsisht 3 gota miell

Për shërbetin: 2 gota e gjysmë sheqer, 3 gota ujë dhe 1 fetë të hollë limon.

Përgatitja: Në fillim përgatisim shërbetin. Në një tenxhere hedhim sheqerin, ujin dhe fetën e limonit dhe e lemë të ziejë në zjarr të ulët për 10 minuta. Ndërkohë nisim përgatitjen e brumit. Bashkojmë të gjithë përbërësit në një enë të thellë dhe e punojmë me duar derisa brumi të bëhet elastik dhe të mos ngjisë në duar. Ju lutemi bëni kujdes kur të shtroni brumin në tavolinë për hapjen e tij duhet te përdorni okllaj dhe tavolinën duhet ta spërkatni më parë me miell që brumi të mos ngjisë. Pas hapjes së brumit mbi tavolinë ose në një vend të rrafshët, peta duhet të ketë trashësi mesatare si në figurë dhe me një gotë uji bëjmë rrathë të vegjël. Më pas tre ose katër rrathë i vendosim njërin mbi tjetrin si në figurë dhe i bëjmë role. Roleja e formuar pritet në mes me thikë dhe dy gjysmat e prera vendosen nga poshtë duke marrë kështu formën e trëndafilit. Në to mund të vendosni edhe kokrra lajthish, bajamesh ose arra. Të gjithë trëndafilat e brumit i shtrojmë në tepsinë e lyer me vaj dhe i pjekim në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 200 gradë, për afro 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrën e pjekjes. Pasi e nxjerrim nga furra, i hedhim menjëherë shërbetin e vakët. Mos harroni: ëmbëlsira duhet të jetë e nxehtë, shërbeti i vakët ose i ftohtë. Pas një ore, ëmbëlsirën mund ta servirni! Ju bëftë mirë!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here