Nuk do ta besoni çfarë pune bënin aktorët e ‘Bixhoz me dashurinë’ para se të bëheshin të famshëm

0
19

Ata sot janë shumë të famshëm, falë serialit “Bixhoz me dashurinë” janë bërë të njohur edhe në shumë shtete të botës dhe jo vetëm në Azi. Por shumë prej tyre nuk e kanë filluar karrierën si aktorë. Madje nuk do ta besoni se çfarë punonin para se të bëheshin të famshëm.

Nakul Meta i njohur si “Shivai” ka punuar mësues kërcimi. Ai është shumë i mirë në kërcim dhe ka fituar disa çmime. Surbi Çandna e cila luan rolin e “Anika” dikur punonte si menaxhere marketingu dhe ka mbaruar shkollën për menaxhim. Më vonë ajo u bë aktore me insistimin e mikeshës së mamasë e cila ishte aktore gjithashtu.

Linesh Mato i njohur si “Rudra” ka qenë trajner në palestër, kjo është edhe arsyeja pse ai ka një trup plot muskuj. Mahesh Thakur i cili luan rolin e “Tixh” dikur punonte mësues para se të bëhej një nga aktorët më të njohur. Krisan Bareto e njohur si “Romi” dhe Suba Raxhput e njohur si “Prianka” kanë qenë modele. Rejna Malotra e cila luan rolin e “Zvetlana”, dikur ishte kërcimtare./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here