“Nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri!” Ministri i Brendshëm jep lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës

0

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ritheksoi se në Shqipëri nuk do të ketë kamp për emigrantët.

Në një komunikim për mediat, ministri i Brendshëm deklaroi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës.

“Besoj se është bërë e qartë se nuk do të ketë kamp refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri. Dhe kur kalojnë tranzit nuk do qëndrojnë në Shqipëri por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen. Është e kundërta e asaj që thuhet”, tha Çuçi ndërsa shtoi se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë ditën e premte në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. marrëveshja ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që thjesht me një aplikim do të marrin lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do të jetë edhe leja e punës. Lajm i mirë edhe për shqiptarët në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuara.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here