“Nuk jemi xhelozë”/ Shqipëria po kthehet në piedestal të mediokreve dhe antivlerave!

0
5

SQARIM nga Brizida Gjikondi
Për të gjithe ata deficente qe i japin gojes dhe kujtojne se kritika ndaj prezantueses shqiptare dje ne Sanremo behet se jemi ziliqare dhe xheloze… kam vetem 5 fjale..
1. Nuk me duhet hic mekanizmi qe ajo ka perdorur per te shkuar atje, por deshtimi i saj mbreme vertetoi qe ish nje mekanizem jo i duhur.
2. Ajo ishte shoqeruese jo drejtuese e nates se 3’te ne nje shtet qe nuk ishte Shqiperia, por ajo nuk kuptoi, nuk diti, nuk mundi, nuk deshi te njihte rolin dhe hapesiren e saj… sa shkeli skenen, jo vetem qe fliste me 100 ne ore perpara nje publiku te qete dhe elitar (jo para deficenteve) por pasi ju drejtua me ti drejtuesit te Sanremos.. pastaj Ronaldos qe ish ne salle .. su mjaftua me kaq.. por dogji me pabesi skenarin duke lajmeruar ardhjen e Beninjit (cka ish eskluzivitet i prezantuesit zyrtar Amadeusit) dhe duke brockollitur qe ajo kish studiuar pjesen kur Beninji mori cmimin Oskar para 21 vjetesh.. se si ai eci mbi kokat e spektatorve te Oskarit dhe ajo donte ta bente te njejten gje.. por drejtuesi i orkestres mos shqetesohej se ajo nuk do e bente… ?!
Pastaj tha qe ajo ishte e para femer qe prezantonte nje Festival ne Shqiperi.. pastaj i tha Amadeusit qe ti do femrat.. dhe ai i tha.. jo dua gjitjhe njerezit.. (ne rrjeshtin e pare kish te ulur gruan dhe djalin i ziu).. dhe kuptohet qe ky shokim dhe nxjerrje nga shtrati fisnik i Sanremos.. beri qe prezantuesja shqiptare te dergohej ne prapaskene (ne oborr) per gati gjithe naten e trete… dhe kohen e saj ne pjesen me te madhe e zevendesoi dhe drejtoi gruaja e Ronaldos me qetesi dhe zonjllek ose Amadeus tek pulle i vetem,..
3. Keta deficentet qe akuzojne per zili dhe xhelozi.. ose funksionojne si prezantuesja ne fjale.. dhe dihet sic thote populli.. (ngjajne pa behen) ose e bejne thjesht per klishe per tu faktorizuar duke qene kunder… se po pate edhe vetem 2 grame tru.. ate turp te djeshem qe bie mbi cdo femer shqiptare, nuk e gelltit.. dhe aq me pak ta trumpetosh si arritje..
4. Monologu pastaj… ishte nje thagme me vete… per vec qurreve dhe loteve gjithe inferioritet… bjondeve qe i persekutonte diktatura,.. pati dhe kundershti pa kuptim llogjik.. se gjoja per Balionin dhe Celentanon hyje ne burg por nderkohe asaj edhe pse vetem 5 vjec (aq ishte kur ra sistemi) i mesuan kengen e Bobi Solos… ( te cilen dhe ate nisi ta kendonte..por nga qe stonoi e la rruges…)
Fjalet e monologut ne fakt ishin shume te lodhura.. fiks stili i naltmadhnise qe merret me 30 vjet te shkuara te Diktatures.. dhe nuk shpalos asnjehere problemet e sotme qe ka shoqeria shqiptare dhe sidomos femra shqiptare…
5. Dhe e fundit.. prezantuesja ne thelb.. eshte rob i mire.. dhe kete se them me ironi, ajo ka nevoje te rritet, dhe jo me moshe biologjike… ate duhet ta lene te rritet, brumin e ka… i kane vrare qetesine… i kane vrare emocionet… zeri i saj i njetrajtshem…. e verteton…e kane shkeputur nga realiteti.. qellimi dhe objektivi i saj nuk duhet te jete më, te terboje “armiqte” qe ka ne Shqiperi pasi kjo i ka ndryshuar dhe shemtuar rrugen dhe mardhenien me profesionalizmin…. Ajo duhet ti fus nje te qare me te madhe.. te clirohet.. te gjej veten, te kthehet tek vetja… dhe te lexoje…. te lexoje.. te lexoje.. dhe jo shqip… shqipja i jep ankth.. dhe lehtesi kapercimi faqesh…le te filloje te lexoj pakez libra italisht.. do e bejne te vras mendjen.. te fitoj kohe dhe te pasuroje fjalorin.. qe monologjet me bjonde mos tja shkruaj me naltmadhnia…
..dhe e fundit fare.. i rafte nje glase asaj apo atij qe i dhuroi nje cante super te shtrenjte prezantueses meqe po shkonte ne Sanremo….. asaj i duhet urgjent nje liber….. Djemte e Rruges Pal.. per shembull… italisht kuptohet..
Nuk mund te mburresh kur turperohesh, une kam tjeter njesi matese, ndryshe nga deficentet qe bejne si lajkatare, ca me pagese ca me deficence….
Shqiperia po kthehet ne piedestal te mediokreve dhe antivlerave.. dhe per mua kjo eshte drama me e madhe…
Shqiperia ka gra pa hesap qe njohin Danten, Trilusen, Pasolinin… Falacin.. Da Vincin.. Rafaelon.. Verdin, Pucinin… por jo.. ato punojne ne call center.. dhe shqyhen ne dysh qe te mbijetojne…
Ju doni ta mburrni..mburreni..se aq vleni..
UNE JO !
Kaq kisha…
p.s
ne fillim mendova ta beja anailze per ta botuar… pastaj e lashe… zilia dhe xhelozia me penguan… hahahaha…

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here