“Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë”, mjekja e QSUT-së del me një apel pas shtimit të rasteve me COVID 19 dhe vdekjeve në Infektiv

0
53

Përballë situatës që prej katër javëve shtohen infektimet me COVID19, por edhe numri i pacientëve që humbin betejën me këtë virus në Infektiv mjekja e QSUT-së, Mira Kola ka dalë sot me një apel të fortë për të gjithë.

Ajo apelon për mbajtjen e maskave dhe për ruajtjen e distancimit fizik, për të mbrojtur veten dhe gjithë të tjerët që na rrethojnë.

“Ju ftoj të gjithëve së bashku të çelim ndjenjën e përgjegjësisë, ndjenjë që lidhet me zbatimin e masave ndaj këtij virusi që u bë ditë dhe muaj midis nesh. Nuk ju kushton asgjë të mbani një maskë, nuk ju kushton asgjë të ruani distancimin fizik. Masa këto që në pamje të parë duken të thjeshta, por që shprehin një dashuri pa kufi për jetën, shprehin mirënjohje dhe përkushtim për gjithë stafin që punojnë me pacientët me COVID”,- shprehet mjekja

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here