“Nuk ndaheni dot nga LSI!”- Hapja e listave 100% dhe koalicionet parazgjedhore, reagon Kryeministri Rama: Jemi gati ta…

0
73

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kërkesën e opozitës për hapjen e listave të kandidatëve për deputet në masën 100 % dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore.

Rama ka thënë se marrëveshja e 30 korrikut për ndryshimet Kushtetuese nuk e pengon hapjen e listave 100 %.  “Ju doni lista të hapura 100%! Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv”, thekson ai.

Për kryeministrin pengesa që krijon opozita nuk është kushtetuese, apo juridike, por sipas tij është politike.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Ju doni lista të hapura 100%! Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s’e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s’e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here