“Nuk po e marrim seriozisht rrezikun”, Manastirliu për pamjet tek liqeni: Burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme, pyetja që duhet t’i bëni vetes

0
82

TIRANË
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaron se pamjet e qytetarëve tek Kodrat e Liqenit tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Në një postim në “Facebook”, Manastirliu teksa shpërndan imazhet e dhjetëra qytetarëve tek diga e liqenit, ku ka dhe grumbullim njerëzisht thekson se ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm, por se duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Ajo thotë se është një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë.

POSTIMI I MANASTIRLIUT
Të dashur qytetarë,
Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi.
Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.
Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.
Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës.
Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:
Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm?
Në luftë përballë #Covid19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim.
#MASKA😷
#DISTANCA↔️
#HIGJIENA🧼
#KUFIZOKONTAKTET🏡
Me durim, kurajo e solidaritet do ia dalim së bashku #SiNjëFamilje❤️

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here