Çfarë nuk tha për Sanemin, Xhani pendohet dhe habit me veprimin e fundit

0
7

Raporti i dy aktorëve turq, Demet Ozdemir dhe Can Yaman ka qenë shumë i komentuar gjatë xhirimeve të serialit “Erkenci Kus” dhe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave edhe pas mbarimit të këtij seriali. Gjatë kohës së “Erkenci kus”, dy aktorët protagonistë u përfolën për një lidhje. Kjo lidhje zgjati shumë pak dhe çifti e pranoi vetë në intervista. Megjithatë së fundmi Can Yaman shkaktoi shumë revoltë në rrjet me deklaratat e tij. Aktori u shpreh në një intervistë se nuk do të dashurohej kurrë me Demet Ozdemir dhe se ajo nuk ka karakteristikat e vajzave që pëlqen ai. Menjëherë erdhi dhe reagimi i aktores e cila e quajti egoist. Pasi ky lajm bëri bujë në rrjet dhe Can Yaman mori shumë kritika, ai duket se është penduar. Mediat turke shkruajnë se aktori kërkon të fitojë sërish miqësinë e Demet Ozdemir. Ai ka habitur me veprimin e fundit duke pëlqyer fotot më të reja nga aktorja. Ky veprim është vënë re menjëherë dhe sigurisht është komentuar gjatë. Madje fansat po shpresojnë se çifti mund të rikthehen bashkë./revistawho.com

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here