OBSH paralajmëron: Brenda 2 javësh Europa arrin pikun e “Omicron”

0

Brenda 2 javëve të ardhshme kontinenti ynë do të arrij pikun e infektimeve nga varianti i ri i koronavirusit. Alarmi vjen nga kreu i OBSH-së për Europën i cili thekson se piku i “Omicron” në Europë të jetë shumë më shpejt se sa pritej.
Shtete si Italia dhe Greqia janë shumë afër pikut të personave të infektuar me Omicron.

Kështu ka deklaruar drejtori i OBSH-së në Europë Hans Kluge duke theksuar që ka shumë mundësi që piku në Europë të jetë shumë më shpejt se sa pritej, domethënë brenda 2-3 javësh.

Edhe në vendin tonë në 14 ditët e fundit ka pasur rritje të rasteve me Covid-19 por pa ndikuar kjo në shtrimet në spitale.

Sa i përket rajonit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 771 raste të reja me koronavirus në Kosovë, por nuk është shënuar asnjë rast vdekjesh.

Po ashtu janë shënuar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19 në Greqi. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 10,783 raste të reja. Ndërsa numri i përgjithshëm i infektive është rreth 1.7 milionë të infektuar.

Për institucionet helene shqetësues dhe i lartë mbetet numri i viktimave ku 95 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me koronavirusin.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here