Ofendojnë qytetarët e Kosovës, Anëtari dhe Asamblisti i LVV-së paralajmëron arrestimin e disa ministrave serbë

0
4

Anëtari dhe Asamblisti i LVV-së, në komunën e Prishtinës, Arbër Vokrri ka paralajmëruar arrestimin e disa ministrave serbë. Ai tha në emisionin Frontal të T7 se nëse ministrat e Listës Serbe ofendojnë qytetarët e Kosovës do të arrestohen.

“Ne nuk mundemi të tolerojmë ofendime as te identitetit as të historisë e sidomos prej Listës Serbe. Nëse përsërisin deklarata të ngjashme do të arrestohen, edhe ministrat aktual ne nuk do t’i tolerojmë”, tha Vokrri.

Sipas Vokrrit partia e tij do të punoj në ndërrimin e kushtetutës. “Synimi jonë është që ta ndërrojmë kushtetutën, pasi Lista Serbe është dorë e zgjatur e Beogradit”, ka përfunduar Vokrri./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here