OKB: 6595 civilë kanë humbur jetën në Ukrainë që nga fillimi i luftës

0

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (UNHCR) deklaroi ditën e sotme se 6,595 civilë janë vrarë dhe më shumë se 10,000 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me efekte të zonës së gjerë, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave të shumta lëshuese, raketat dhe sulmet ajrore”, thuhet në një dokument mbi të dhënat e OKB-së, raportojnë mediat e huaja.

Sipas të dhënave të konfirmuara të OKB-së: “Më 24 shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, deri më 20 nëntor 2022, 16,784 janë vrarë ose janë plagosur, viktima janë 6.595 dhe të lënduarit janë 10.189, përfshirë fëmijë, si në territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase ashtu edhe në atë të kontrolluar nga forcat ruse dhe grupet e armatosura të lidhura me to”.

UNHCR tha se shumica e viktimave ishin si pasojë e përdorimit të armëve të rënda, si sistemet e raketave, raketat dhe sulmet ajrore.

Territoret e kontrolluara nga qeveria, sipas OKB-së, përbënin 82.5% të viktimave në nëntor.

Përmbledhja treguar se rritja e shifrave nga përmbledhja e mëparshme nuk duhet t’i atribuohet vetëm rasteve pas datës 13 nëntor, pasi gjatë kësaj periudhe Zyra ka verifikuar një sërë rastesh nga ditët e mëparshme.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here