“Omer” dhe “Nihan”, 2 aktorët tuaj të preferuar në një serial të vetëm

0
1

Me siguri të gjithë e keni pritur me padurim nisjen e një seriali të ri turk, i cili do të
na gozhdojë përpara ekranit me muaj të tërë.
Mediat turke bëjnë të ditur se seriali i ri do të mbajë titullin “Vajza e ambasadorit”
dhe xhirimet e tij do të nisin në muajin shtator.

Këtë herë, ky serial do të rikthejë në ekran aktorët Engin Akyurek dhe Neslihan
Atagul, të njohur për rolet si ‘Omeri’ tek “Diamante dhe dashuri” dhe ‘Nihani’ tek
“Kara sevda”.
Akyurek nuk ka qenë prej vitesh i pranishëm në telenovelat turke, që pas
përfundimit të serialit “Diamante dhe dashuri”. Gjithashtu edhe Atagul kishte
refuzuar prej kohësh shumë oferta për të marrë pjesë në telenovelat turke.
Mesa duket, seriali që do t’i bëjë aktorët bashkë i është dukur interesant të dyja
palëve dhe të gjithë po presim me kuriozitet të madh të shohim projektin e ri që
shumë shpejt do të vijë në ekran.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here