Operacion anti-drogë me 100 policë, dronë e helikopterë, sekuestrohen 30 fidanë në Cakran (VIDEO)

0
2

100 policë dhe disa dronë janë angazhuar në një operacion anti-drogë në zonat e thella e pyjore, ku në zonën e Cakranit  janë  sekuestruar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t’i kultivuar në tokë.

Policia ka vënë në pranga F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanët në kubikë.

Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan edhe zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar. Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Fier – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.Policia e Shtetit po përdor dronët për monitorimin e zonave të thella e pyjore.Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 100 punonjës policie dhe disa dronë.Agjentët e Antidrogës dhe shërbime të tjera policore kontrolluan zonën e Pishporos për disa orë, nga toka dhe me dronë inteligjentë dhe nuk u gjet asnjë bimë e kultivuar.Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Cakranit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij janë evidentuar 30 fidanë në kubikë, në tentativë për t'i kultivuar në tokë.Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.#ShqipëriPaKanabis

Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, June 3, 2020

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here