Operacion antidrogë Itali- Shqipëri, shkatërrohet grupi kriminal që vepronte prej 2015, 10 të arrestuar në Tiranë e Vlorë

0
25

Një operacion antidrogë ka ndodhur në Itali në bashkëpunim me Shqipërinë për shkatërrimin e një grupi kriminal në trafikun e lëndëve narkotike.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se në Shqipëri operacioni është shtrirë në Tiranë e Vlorë teksa deri tani janë arrestuar 10 persona.

Në operacion kanë marrë pjesë qindrë forca policie, FNSH, Forcat e Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore si dhe Policitë e Tiranës dhe Vlors.

Arrestimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa të gjithë të prangosurit ishin pjestarë të grupit kriminal i cili vepronte nga viti 2015.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here