Operacioni anti-DAESH, arrestohet një person me origjinë nga Maqedonia e Veriut

0
2

Në operacionin kundër organizatës terroriste DEASH me pjesëmarrjen e 170 policëve në qytetin Offenbach të Gjermanisë, janë arrestuar tre persona njëri prej tyre me origjinë nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshoheshin se janë në përgatitje të sulmit në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së përbashkët nga Prokuroria e Frankfurtit dhe Departamenti i Krimeve të Hessen, në kuadër të hetimit të nisur mbi një dyshimi se janë në përgatitje të një sulmi serioz që kërcënon shtetin, janë zhvilluar kërkime në tri shtëpi në Offenbach.

Në operacion janë arrestuar një shtetas gjerman 24 vjeçar me origjinë nga Maqedonia e Veriut si dhe dy me origjinë turke 21 dhe 22 vjeçar, ndërsa thuhet se të dyshuarit në të kaluarën kanë qenë simpatizantë të DEASH-it.

Të dyshuarit akuzohen se ishin në përgatitje të një sulmi me anë të lëndëve shpërthyese ose armëve në rajonin Rhein-Main. Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se i dyshuari me orgjinë nga Maqedonia e Veriut ka blerë materiale themelore për bërjen e eksplozivit si dhe ka kërkuar armë nga interneti.

Ndërkohë vazhdon hetimi me vlerësimin e dëshmive të konfiskuara në operacionet./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here