Orë ankthi në Europë për përgjigjen e Eurogrupit, ndërsa gazeta gjermane “Die Welt” shkruan: Është mafia ajo që pret lekët nga Gjermania

0
7

 

Sonila Kulla

 

Në pritje të përgjigjes së mbledhjes së Eurogrupit, e cila po realizohet në këta momente, gazeta gjermane “Die Welt” sulmon Italinë me fjalë të rënda. “Në Itali mafia është shumë e fortë dhe pret me padurim miratimin e Korona Bond. Ajo pret lekët nga Brukseli dhe ka interes në këtë çështje. Nuk mohohet fakti që gjithë shtetet janë në vështirësi e do jetë mirë që të bashkponojmë, por ndihmat duhet të jenë të kontrolluara nga Komuniteti Europian. Italianët duhet të japin prova që ato para do i përdorin vetëm për sektorin e shëndetësisë e jo për sektorë të tjerë.” Gjithashtu në artikull ftojnë Merkel të mos pranojë në asnjë mënyrë Korona Bond dhe të aplikojë po ashtu në këtë periudhë skemën rigoroze ekonomike të Gjermanisë.

Ndërkohë vazhdon debati i fortë në Itali, por kjo situatë bëhet shumë e komplikuar dhe në këto orë pritjeje shtohet ankthi e debatet politike. Ministri i Jashtëm i Italisë fton qeverinë gjermane të mos i bashkohet këtij mendimi dhe kësaj qasjeje kaq ofenduese e të paparanueshme për Italinë. Ai deklaroi sot në “Rai Uno”, kanalin e parë televeziv në Itali, që Italia po qan viktimat e koronavirusit dhe për viktimat e shkaktuara nga mafia prej vitesh. Është e papranueshme që në një moment të tillë të bëhen vlerësime dhe cilësime të kësaj natyre. Italia i ka paguar e do i paguajë gjithmonë borxhët e saj, ndërsa paratë që do të marrë janë të nevojshme për të rindërtuar ekonominë që tanimë është përgjunjuar.

Kryeministri i Italisë, Conte, në një intervistë ndaj gazetës gjermane Bild, intervistë kjo e dhënë ditë më parë, ka deklaruar që Korona Bond është i vetmi instrument i domosdoshëm për Europën, një instrument që mund ti lejojë asaj të konkurojë me Kinën e SHBA-në. Në këtë intervistë ai ka shprehur edhe një mesazh të qartë ndaj Gjermanisë. Italia nuk do të pranojë instrument tjetër. Nëse mundësimi i këtij instrumenti do të jetë i pamundur, atëherë edhe ëndrra europiane do të marrë fund.

Debati politik në Itali në këta momente është shumë i fortë. Matteo Salvini, kreu i Leges e partitë e tjera në opozitë deklarojnë që nëse qeveria do të firmosë MES-in, ata do të rrëzojnë qeverinë. Nga ana tjetër është alarmuese situate ekonomike që ka nevojë për një zgjidhje e nuk mund të presë për një shtyrje të problemit. Rruga drejt Korona Bond kërkon kohë dhe është e gjatë, një rrugë kjo e cila mund të nisë bashkë me këtë krizë në mënyrë strukturore.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here