Pa asnjë shkak, i riu godet fuqishëm dhe rrëzon përtokë të moshuarin në SHBA, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (VIDEO)

0
44

Një incident mes një të riu dhe një të moshuari, ka shkaktuar shumë debat në rrjete sociale.

Një 73-vjeçar në Midtown të Manhattan-it, është goditur në gjoks nga një burrë, e nga përplasja e fortë është rrëzuar në tokë.

Pamjet e kamerave të sigurisë që ka marrë policia, shfaqin të dyshuarin duke vrapuar në drejtim të moshuarit, të cilin e përplas në tokë. Është interesant se si ata nuk shkëmbejnë as edhe një fjalë me njëri-tjetrin, thjesht ndodh sulmi duke e rrëzuar për tokë nga goditja e fuqishme.

Si rezultat i kësaj, i moshuari ka përfunduar në spitalin Mount Sinaim, ndërsa sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Besohet se i dyshuari është rreth të 30-ve dhe për herë të fundit është parë i veshur me një pallto të kuqe. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë, nëse kanë ndonjë informacion që do të ndihmonte në kapjen e agresorit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here