Paketa “Anti-KÇK”, Lleshaj jep detaje konkrete për masat që do të ndërmerren

0
5

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla ka folur për paktën “Anti-KÇK”, e cila u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama.

Ai shpjegoi se kjo paketë është një nismë, e cila synon të nxjerrë nga komoditeti personat, të cilët kanë kryer një vepër penale apo dyshohen se janë të të përfshirë në veprimtari kriminale. Por si do të luftohet ky target grup që përbëhet nga persona të rrezikshëm, Lleshaj dha detaje konkrete për masat dhe synimin që ka kjo paketë .

 Si do ta luftosh KÇK?

Ne kemi një situatë të tillë që duhet të merremi me intensitet me krimin për një mijë e një arsye. Qytetarët meritojnë më shumë siguri.  Do ta luftojmë krimin.  Ne e kemi objektiv këtë dhe kjo është nevojë madhore e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Policia e Shtetit ka depozituar mbi 200 raste në prokurori, të cilat nuk janë prekur me dorë. Kemi edhe raste të tjera, që të lirohen nga salla e gjyqit , persona të akuzuar  persona për vrasje. Kemi raste të pafundme që na tregojnë se kemi një situatë jo të zakontë në sistem.

Hapi i parë, do të ketë reduktime komoditeti ndaj personave që kanë barrë kriminale. Kemi disa persona, të cilat janë dënuar për krim, për drogë, etj. Të gjithë subjektet që janë dënuar për vepra dhe që janë në hetim, do të quhen subjekte të këtij ligji. Këtyre u vihet një pikëpyetje e madhe.  Do t’i fusim në një situatë jo komode. Do të lëvizësh brenda qarkut që ke. Do të lëvizësh brenda Shqipërisë. Kjo është një masë e jashtëzakonshme e përkohshme, e cila ka një hapësirë  të qartë për subjektet. Ka një afat gjatë të cilët do të funksionojë kjo masë, e cila pushon kur të funksionojë gjykata, SPAK dhe BKH.  Do të fuqizojmë  organet ligjzbatuese, saç është Policia e Shtetit. Unë ju them se asnjë parim kushtetues nuk cenohet. Ky ligj ka karakter administrativ dhe civil. Ky  fokusohet në këtë segment të së drejtës./bw

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here