Pamela Anderson martohet për herë të katërt, zbulohen fotot e aktores me fustanin përrallor

0
38

kanada

Pamela Anderon është martuar për herë të katërt. Aktorja 53-vjeçare ka treguar se gjatë karantinës ra në dashuri me truprojën e saj Dan Hayhurst. Pamela dhe Dan janë martuar në vigjiljen e Krishtlindjeve me një ceremoni private në Vancouver Island shkruan Daily Mail.

“Jam ekzaktësisht aty ku duhet të jem, në krahët e njeriut që më dashuron vërtet”-tha Pamela. Ylli i Baywatch gjithashtu ka ndarë fotot dhe videot e saj mahnitëse të dasmës, duke ndarë një pamje ekskluzive intime në ditën e saj të veçantë.

Kjo është martesa e katërt për Pamelën. Aktorja u martua me Tommy Lee në vitin 1995, me të cilin ka dy djem, Brandon, 23 dhe Dylan, 22 vjeç. Dyshja u divorcuan në vitin 1998.

Në vitin 2006 Pamela u martua me Kid Rock dhe në vitin 2007 me Rick Solomon. Në vitin 2020 Pamela jetoi një romancë të shkurtër me producentin e filmave Jon Peters, por çifti u nda në më pak se dy javë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here