Pamjet skandaloze që po bëhen virale në rrjet, burri masakron me grushte një grua në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

0

Një video që tregon një rast të paprecedentë dhune ndaj një gruaje është duke u bërë virale në rrjetet sociale prej pasdites së djeshme. Sipas postimeve në disa profile në Tik-Tok, videoja është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës dhe aty shihet një grua brenda një makine teksa goditet herë pas herë me grushte dhe shpulla nga një burrë.

Burri, i ulur në vendin e shoferit e kap edhe prej flokësh gruan duke ia përplasur kokën në sediljen e pasagjerit ku ajo është ulur dhe e pafuqishme nuk reagon.

Nuk dihet përse ka ndodhur sherri, por kjo dhunë është e pajustifikuar. Pamjet janë publikuar me targën e mbuluar çka e bën të vështirë identifikimin e personit që po ushtron dhunë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here