Panuçi “fërkon duart”, Ivan Balliu në formacionin më të mirë të javës

0

Balliu1-470x422

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Ligën 1 franceze nga gazeta prestigjioze “L’EQUIPE”, duke e vlerësur 25-vjeçarin me notën 7.

Balliu shkëlqeu në krahun e djathtë të mbrojtjes në fitoren që skuadra e tij Metz arriti në transfertë ndaj Angersit me rezultatin 0-1.

Forma e mirë që mbrojtësi po kalon me klubin e tij, mund t’i sjellë atij shansin e debutimin në ndeshjen ndaj Italisë, kjo për shkak edhe të dëmtimeve të shumta në këtë repart. Ai pritet të marrë vendin e Elseid Hysajt, i cili do të zhvendoset në qendër të mbrojtjes.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here