Paraqitja dinjitoze e boksierit të talentuar shqiptar, siguron medalje bronzi në Kampionatin Europian

0
10

Kombëtarja U-18 e Shqipërisë në boks po merr pjesë në Kampionatin Europian që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kuqezinjtë përfaqësohen në këtë aktivitet me këta boksierë: Kristian Koço (52 kg) Flamurtari, Orgito Llaha (60 kg) Teuta, Ergys Toçi (64 kg) Teuta, Besjor Gjetaj (69 kg) Vllaznia, Santiago Selimaj (75 kg) Flamurtari, Arlind Cera (81 kg) Tirana dhe Arbi Haxhiu (91+ kg) Teuta. Përfaqësuesja e boksit në këtë event drejtohet nga trajnerët Enton Kikrri dhe Lazarin Vila.

Shqipëria ka arritur të sigurojë zonën e medaljeve me anë të Santiago Selimajt, i cili tashmë e ka hipotekuar bronzin.

Megjithatë boksieri i Flamurtarit do të kërkojë të sigurojë finalen, teksa do ngjitet më 20 nëntor në ring për ndeshjen gjysmëfinale, ku përballë do të ketë një kundërshtar ukrainas. Një paraqitje e shkëlqyer nga ky sportist, që arrin të ngjitet në podium në një event të rëndësishëm siç është europiani./panorama

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here