Parashikimi i motit, 11 qershor 2021

0
8

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pak pas mesditës kur vranësirat zhvillohen lokalisht duke sjellë shira afatshkurtër dhe të papërfillshëm në zonat e ulëta dhe malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime.

Por sërish orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes largojnë vranësirat dhe reshjet duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur ditore nga 9°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi permanent veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here