Parashikimi i motit, 18 maj 2021

0

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore jugore duke kushtëzuar kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites, ku më të dukshme paraqiten në zonat verilindore dhe Lindore duke sjellë shira afatshkurtër dhe të izoluar.

Ndërsa pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat përgjatë kufirit lindor. Parashikohet që edhe nata të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë, duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C mëngjesi deri në 28°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here