
Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira në zonat malore veriore duke lënë në ndikimin e motit të vranët të gjithë pjesën tjetër të territorit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.
Europa
Kontinenti i Europës do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që pjesa më e madhe e saj të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta. Po ashtu me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme paraqitet moti për Europën qendrore.
Ndërsa Gadishulli i Ballkanit dhe ishujt britanikë do të mbeten me vranësira dhe shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.