Parashikimi i motit, e premte 15 shtator 2017

0
 
Territori shqiptar mbetet nën dominimin e kthjellimeve deri në mesditë kur shfaqen vranësira kalimtare në ekstremin verior të vendit.

Pasditja do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat jugore e qendrore ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore veriore dhe verilindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet në 30 – 31°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi perëndimor duke bërë që në brigjet detare të ketë dallgëzim deri 2 ballë.

Europa

Europa Perëndimore dominohet nga vranësira e shira të konsiderueshëm nga Veriu i Spanjës deri lart në Skandinavi. Po ashtu, ishujt Britanikë dhe një pjesë e Europës Qendrore mbeten me vranësira dhe shira të herë pas hershëm.

Ndërsa Europa Lindore dhe Juglindore si edhe një pjesë e Qendrës së Europës paraqiten në kushtet e motit kryesisht të kthjellët.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here