Paris/ Sulmohet një ushtar

0

Një person është arrestuar në kryeqytetin francez pasi ka sulmuar një ushtar në Paris.

Ministri francez i forcave të armatosura tha ushtari u sulmua në kohën që ishte në patrullë.

Sipas “Le Parisien”, ushtari u sulmua nga një burrë me thikë rreth orës 06:30 të mëngjesit të së premtes.

Sulmi ndodhi pranë stacionit të metrosë Chatelet teksa burime policore thanë se sulmuesi kishte thirrur “Allah”.

Ushtari ia doli ta neutralizonte me shpejtësi sulmuesin.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here