“Parku i Aventurave”, mundësi e artë për zhvillimin e turizmit në Shishtavec

0

Në Shishtavec të Kukësit po merr jetë “Parku i Aventurave” një investim që do të krijojë mundësi në rritjen e potencialit ekonomik të zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamjet nga ndërtimi i këtij parku, të cilin e cilësoi “një mundësi të artë për zhvillimin e turizmit në këtë kënd të Shqipërisë”.

“Parku i Aventurave” është një projekt i fituar nga bashkia Kukës në kuadër të Skemës së Granteve të Zhvillimit Rajonal dhe Kohezionit të Programit (PZHRSH).
Nga ky investim do të promovohet zona nëpërmjet krijimit të hapësirave për zhvillimin e turizmit të aventurës dhe sporteve./ATSH

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here