Partia e Lirisë dorëzon amendamentet për buxhetin 2023 në Arsim

0

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se buxheti i vitit 2023 nuk parashikon asnjë paketë sociale për qytetarët më të varfër për kostot e rritura të jetesës.

Në një deklaratë për mediet, Xhixho tha se kriza e çmimeve e ka rënduar gjendjen e vështirë ekonomike të shumicës së familjeve shqiptare.

“Projektbuxheti i vitit 2023, nuk parashikon asnjë paketë sociale, duke i lënë shqiptarët e varfër të përballen të vetëm me koston e jetesës që rritet përditë. Sa më shumë rriten çmimet, aq më shumë para hyjnë në arkën e qeverisë për t’u ndarë më pas me klientët e saj. Të braktisur dhe pa asnjë shpresë, të rinjtë dhe intelektualët po marrin rrugët e Europës. Emigrimi masiv i shqiptarëve po zbraz shkollat, duke vënë në rrezik të ardhmen e vendit”, tha ajo.

Xhixho theksoi se “Partia e Lirisë duke pasur në fokus te të rinjtë dhe e sheh arsimin si mekanizmin kyç për të luftuar largimin e shqiptarëve nga vendi, depozitojmë sot amendamentet për projektbuxhetin e 2023 në sektorin e arsimit, për t’u dhënë studentëve mbështetjen që kërkojnë, për t’i trajtuar pedagogët e mësuesit me dinjitetin e merituar e për të lehtësuar sadopak barrën e kostos së librave për prindërit me fëmijë në shkolla”.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here