Parukieri turk më i famshëm në Tiranë tregon modelet e fundit të flokëve për 2021

0

Sezeri, parukier turk që prej vitesh ushtron profesionin e tij në Tiranë, ka folur për tendencat më të fundit të modeleve të flokëve.
I ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan, Sezeri ka thënë se trendi i fundit janë flokët e gjata pa shkallëzim dhe baluket të cilat iu japin volum.

Ky lloj modeli iu shkon vajzave me ballë të vogël. Sezer na tregoi gjithashtu që dy ngjyrat më në modë momenltalisht janë e kuqja dhe bakri.

Rudina Magjistari: Gjatë Verës kur ke qenë për herë të fundit ti na ke treguar që trendi ka qënë flokët gështenjë me fije të verdha me një lloj konturi vetëm përpara. Ka kaluar Vera, jemi në Vjeshtë, çfarë mund të themi për të gjitha vajzat ?

Sezer: Për Dimër, kërkesa që vjen më shumë është flokë i gjatë të shkallëzuar, por ka disa vajza që e kanë disa që kanë ballin e gjërë mund të përdorin baluke që të krijohen volumi te flokët. Nëse është balli i gjerë nevojitet baluke sepse i jep volum, sa më i vogël balli aq më i vogël shkurtohet floku. Ballë i gjerë do baluken më të gjatë sepse ka peshë floku.

Rudina Magjistari: Domethënë që edhe baluket sjellin volum?

Sezer: Mendo flokë të gjatë pa shkallëzim vetëm një pjesë para jetë automatikisht balukia me onde e volumit, po nuk mund ta përdorin të gjithë. Sa më i vogël balliaq më i vogël prihet floku. Nëse kanë lulen në ball të vogël, automatikisht s’rrinë drejt gjithmonë, ngrihet majtas apo djathtas. Një ballë i gjerë prihet gjatë, se floku i drejtë ka peshë.

Rudina Magjistari: Pra baluket jan trend i Verës dhe i Vjeshtës ?

Sezer: Në Verë s’përdoret se është vapë, prishen ndërsa në Dimër po.

Rudina Magjistari: Tek pjesa e shkallëzimit, çdo lloj floku mund të shkallëzohet?

Sezer: Çdo lloj mund të shkallëzohet, në përjashtim të 20% për te flokët e rënda dhe i ka të drejta s’mund të përdor shkallëzim sepse ngaqë është flokë i rëndë bie poshtë dhe s’ka atë lloj efekti. Duhen onde të lehta ose flokë të fryrë. Për flokë të rëndë nuk e sugjeroj se nuk ështe e përdorshme. Sa më shumë t’i presësh ato do të duken të drejta.

Rudina Magjistari: Tregon e më volum e ato që s’kanë shumë volum në floke duken më të bukura?

Sezer: Patjetër duken më bukur. Nuk duhet me patjetër të shkallëzuara të shkurta .Për volum duhen disa prerje teknike më nga brenda. /tvklan.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here