Pas 2 dekadash në futboll, Daniele De Rossi i jep fund karrierës

0
3

Pas gati dy dekadash në fushë, mesfushori italian Daniele De Rossi ka mbyllur karrierën e tij të futbollit.

Boca Juniors, klubi i fundit ku luajti De Rossi, në faqen zyrtare njoftoi se futbollisti 36-vjeçar vendosi të jep fund karrierës 19-vjeçare futbollistike për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij.

Ai iu bashkua klubit argjentinas Boca Juniors në korrik të vitit 2019 pasi për 18 vite luajti për klubin Roma të ligës së parë italiane.

De Rossi zhvilloi vetëm 6 ndeshje për Boca Juniors. Ai shënoi 62 gola në 616 ndeshje për Romën.

De Rossi gjithashtu kishte 117 paraqitje për kombëtaren italiane, ku shënoi 21 gola. Ai ishte pjesë e kombëtares italiane që fitoi Kupën e Botës FIFA 2006 në Gjermani./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here