Pas betimit, Rama dhe ministrat parakalojnë në Bulevard drejtë godinës së Kryeministrisë (FOTO)

0

Ashtu si në betimin e parë kur erdhi në pushtet në vitin 2013, 14 ministrat dhe kryeministri Edi Rama, pas ceremonisë në Presidencë ku u bë edhe një foto në grup, kanë përshkruar rrugën e kthimit për në godinën e Kryeministrisë më këmbë.

Parakalimi i parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i qeverisë “Rama ll”, është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga mediat dhe njerëzit të cilët kureshtarë ishin mbledhur në rrugën nga presidenca drejtë kryeministrisë.

Rama dhe ministrat kanë kaluar me të semafor të kuq pranë Presidencës por ama janë ndalur tek semafori i dytë.

Më pas kreu i qeverisë është ndalur edhe për një foto në shkallët e kryeministrisë dhe më pas është larguar bashkë me ministrat e rinjë për të zhvilluar edhe mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here