Pas dy vitesh lidhje, Kendall Jenner ndahet nga basketbollisti i njohur

0

Kendall Jenner dhe partneri i saj prej dy vitesh, Devin Booker, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Jenner dhe Booker thuhet se janë ndarë muajin e kaluar për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.

“Ata të dy kanë orare tepër të ngarkuara për momentin me karrierën e tyre dhe kanë vendosur ta kanë atë një prioritet ”, thotë një burim për “People”.

“ Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe urojnë vetëm më të mirat”, shtoi një i afërt i ish-çiftit.

Historia e tyre e dashurisë filloi në prill 2020 kur të dy u panë duke shëtitur së bashku në Arizona. Pas disa javësh thashetheme për lidhje, çifti filloi zyrtarisht lidhjen në qershor të atij viti. Në shkurt 2021, Kendall i bëri gjërat më zyrtare kur postoi një postim dashurie në ditën e Shën Valentinit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here