Pas kritikave/ Apple vonon planin për skanimin e materialeve abuzive për fëmijët nga iPhone

0

Apple ka vonuar planet për të instaluar programin e skanimit në iPhone, i cili do të ndihmonte përdouresit të zbulonin nëse fëmiëjt po shihnin material me përmbajtje abuzive.

Kjo u pasua ng akritikatr pasi të gjithë përdoruesit ishin të shqetësuar për çëhstjen e sigurisë së të dhënave të tyre.

Apple tha se kishte dëgjuar reagimet negative dhe po rishqyrtonte gjurmuesin. Kishte shqetësimese sistemi mund të abuzohej nga shtetet autoritare.

E ashtuquajtura teknologji NeuralHash do të skanonte imazhe pak para se të ngarkoheshin në Fotografitë iCloud. Më pas imazhet do të krahasoheshin me materialin e njohur të abuzimit seksual të fëmijëve në një bazë të dhënash të mbajtur nga Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar.

Nëse do të gjendej një abuzim atëherë do të ndërmerreshin hapa për të çaktivizuar llogarinë e përdoruesit dhe dhe do të rapotohej tek autoritetet sipas ligjit.

Në një deklaratë, Apple tha: “Muajin e kaluar ne shpallëm planet për veçoritë që synojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga grabitqarët që përdorin mjete komunikimi për t’i rekrutuar dhe shfrytëzuar ata, dhe për të kufizuar përhapjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

“Bazuar në reagimet nga klientët, grupet e avokimit, studiuesit dhe të tjerët, ne kemi vendosur të marrim kohë shtesë gjatë muajve të ardhshëm për të mbledhur të dhëna dhe për të bërë përmirësime para se të lëshojmë këto karakteristika kritike të rëndësishme të sigurisë së fëmijëve”, u shpreh Apple në një deklaratë./ CNA.al

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here