Pas seancës maratonë të javës së kaluar, Kuvendi mblidhet sërish nesër, ja rendi i ditës

0

Pas seancës maratonë të javës së kaluar, parlamenti do të mblidhet sërish ditën e nesërme në orën 10:00.

Gjatë kësaj seance do të bëhet miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.09.2021 si dhe projektvendimi “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Kujtojmë se në seancën e javës së kaluar pati përplasje, debate dhe tensione mes opozitës dhe qeverisë. Vonesa në seancë e kryeministrit Rama shkaktoi debate të forta mes tij dhe kryedemokratit Basha i cili refuzoi të mbante fjalimin e parë pa praninë e kryeministrit.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here