PE miraton raportin e KE-së për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë

0

Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin e KE-së në të cilin i kërkohet Këshillit Europian që t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.

Deputetët kanë pohuar se “në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi”, por theksojnë “se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se kjo mbetet “një strukturuar e bazuar në meritë.”

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here