Penguan Policinë të arrestojë ish-kreun e Qarkut Kukës, pranga 6 personave, në kërkim edhe i vëllai (EMRAT)

0
11

Policia e Kukësit ka arrestuar disa persona për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku ish-kreu i Qarkut, Abedin Oruçi, kundërshtoi efektivët dhe i kërcënoi me armë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se kanë rënë në pranga Ermir Markaj, Eglant Ollomani, Gazmend Oruçi, Besmir Muçmata, Zekria Shehu, dhe Behar Duraku, pasi kanë penguar Policinë të arrestojë ish-kreun e qarkut.

Po ashtu janë proceduar dhe 5 të tjerë, saktësisht Redon Spahiu, Albion Spahia, Gani Oruçi, Isak Oruçi dhe Rozart Spahia.

Disa prej personave të sipërpërmendur janë të afërm dhe miq të ish-kreut të Qarkut Kukës. Ata akuzohen për kundërshtim të policëve dhe pengim të zbulimit të së vërtetës. Ndërkohë vetë ai, bashkë me të vëllain Petrit Oruçi janë shpallur në kërkim.

Oruçi dje bashkë me personat që e shoqëronin ishin tek një restorant tek Ura e Drinit të Zi. Nga përplasja fizike mbetën të lënduar 5 policë, ndërkohë që Oruçi mundi të shpëtojë pa u arrestuar madje i drejtoi edhe armën policëve.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here