Pep Guardiola do të notojë në para, paga e re ia kalon edhe asaj të Cristiano Ronaldo-s

0
6

Shifra të çmendura janë zbuluar së fundmi nga mediat britanike në lidhje me pagën që do të përfitojë trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola. Sipas “Daily Mirror” gjithçka ka ndodhur disa javë më parë, gjatë një udhëtimi të ekipit në Abu Dhabi, ku u fol për një rinovim me shifra të larta të ish-teknikut të Barcelonës dhe Bayern Munich.

Mësohet se Guardiola do të zgjasë bashkëpunimin me City-n edhe për një vit, deri më 2020, dhe do të marrë 23 mln euro në sezon.

Ky është sezoni i dytë i Guardiolës në komandën e ekipit anglez. Ai arriti në verën e vitit 2016 në “Etihad”, pas aventurës në Bundesliga, në drejtimin e Bayern Munich. Në vitin e parë me “qytetarët” nuk fitoi asnjë titull, megjithatë, tani është gati për të pushtuar Premier League. Fundjavën që kaloi ishte Manchester United, që e privoi nga festa e titullit, pasi Guardiola u “plagos” para rivalit të madh të të njëjtit qytet, në “Etihad”.

Surprizë në Champions

Pronarët e Manchester City kishin shpresën se ky sezon do të ishte momenti i shfaqjes së plotë të skuadrës së tyre në kompeticionin “par excellence” europian. Megjithatë, surpriza në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ishte e madhe. Manchester City ra para Liverpool. Me golat e Salah, Oxlade-Chamberlain dhe Mané, ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp mori një avantazh tepër të rëndësishëm (3-0) para udhëtimit në “Etihad”, për çerekfinalen e kthimit. Megjithatë, “qytetarët” nuk ndalojnë së besuari në përmbysje…

Paga e njëjtë me Cristiano Ronaldo

Portuguezi është lojtari që merr më shumë para në futbollin spanjoll, pas Leo Messit, me një pagë vjetore prej 21 milionë eurosh, pas nënshkrimit të kontratës së tij të re, deri në vitin 2020. Sipas të dhënave të fundit, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” kërkon nga presidenti Perez rishikim të termave financiarë, sepse dëshiron të jetë mbi shkallën e pagave të Messit dhe Neymar. Portugezi ndihet i mbështetur nga golat e tij dhe fitimi i çmimeve “The Best” dhe “Topi i Artë”./Balkanweb

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here