Përfituesit/ Ahmetaj flet për paketën e dytë: S’ka më nevojë për aplikim nga qytetari apo administratorët. Paratë do shkojë në…

0
6

Ministri Arben Ahmetaj tha se vendi po shkon drejtë një hapje graduale, pas bllokimit nga koronavirusi, ndërsa ka sqaruar edhe paketën e dytë të ndihmës.

Në një intervistë për “News 24”, Ahmetaj sqaroi se tashmë nuk do të jetë e nevojshme që administratori, apo vetë qytetari të aplikojë për të përfituar pagën e luftës.

Sipas tij, në bazë të të dhënave në Drejtorinë e tatimeve, ndihma prej 400 mijë lekësh do të shkojë në llogarinë e secilit. Ahmetaj u shpreh se këto ndryshime u miratuan pas ankesave të qytetarëve.

Po shkojmë drejtë hapjes graduale. Me gjithë kujdesin që duhet të vazhdojmë të kemi, Shqipëria edhe nga deklarimet e një prej profesorëve të ekonomisë, është cilësuar si një nga vendet që ka menaxhuar me sukses situatën ën aspektin e ekonomisë. Shqipëria ka ndjekur një qasje ku ka mbështetur të papunët dhe ka dy paketa të rëndësishëm që injektojnë ndihëm financiare drejtë për së drejti tek qytetarët. Paketën e dytë kryeministri e lajmëroi pardje dhe sot kemi ndryshuar hapësirën kohore në të cilën do trajtohen ata që kanë dalë të papunë apo edhe një pjesë e të punësuarve që nuk kanë arritur të regjistrohen. Të gjitha ankesat e qytetarëve u analizuan me kujdes dhe qeveria vendosi zgjerimin e fashës kohore dhe kemi edh evidentimin e dytë. Tani nuk kemi më nevojë për aplikimin e  administratorëve por ja kalojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndihmën në bazë të dhënave në Drejtorinë e tatimeve dhe nga kjo fitojnë 50 mijë qytetarë. 179 mijë perona përfitojnë me paketën e dytë. Qeveria i dha të gjithë qytetarëve që humbën punën për shkak të pandemisë duke zgjeruar fashën kohore dhe duke mos pritur që administratorë të aplikojnë për ta, apo vetë qytetarët. Nëpërmjet të dhënave që ka Drejtoria e Tatimeve do shkojë 40 mijë lekësh në llogarinë e secilit”, tha Ahmetaj.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here