Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Lajthizë, Njësia Administrative Orosh, bashkia Mirditë.
Zjarri ka nisur që prej orës 12:00. Ndërkohë, në terren ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor, aktualisht nuk ka rrezik për zonën e banuar përreth.
Terreni i vështirë dhe erërat e forta vështirësojnë punën e zjarrfikësve.