Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i paligjshëm i mbetjeve te ish-Metalurgjiku në Elbasan, dyshohet i qëllimshëm

0

Një vendgrumbullim i paligjshëm mbetjesh industriale është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në Elbasan.

Mësohet se vendgrumbullimi i paligjshëm i mbetjeve ndodhet në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.

Report Tv mëson se zjarrfikësja në vendngjarje dhe po punon për të shuar flakët, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Kujtojmë se më herët janë përfshirë nga flakët edhe fusha të tjera të mbetjeve në Vlorë, Fier, Lushnjë, Patos dhe Laç.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here