Përmbyset minibusi me futbollistë, vdes 29-vjeçari

0
3

Futbollisti i ekipit të Superligës turke Alanyaspor, Josef Sural, ka humbur jetën në një aksident trafiku i cili ndodhi mbrëmë vonë në rrugën mes provincave Antalya dhe Alanya në jug të Turqisë.

Ekipi i Alanyaspor mbrëmë zhvilloi ndeshje kundër Kayserispor, ndërsa shtatë futbollistë nga Kayseri u kthyen me një minibus i cili u përmbys në hyrje të Alanyas.

Në fatkeqësinë që ndodhi në vendin Dinek u lënduan të gjithë shtatë futbollistët, ndërsa çeku 29-vjeçar Sural ndërroi jetë në spital.

Gjashtë futbollistët e tjerë të lënduar Steven Caulker, Djalma, Baiano, Papiss Cisse, Welinton dhe Isaac Sackey pësuan lëndime të lehta./AA

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here