Përmbytjet në vend, Berisha: Nuk është dorë e Zotit por e robit hajdut

0

Pasi vizitoi zonat e përmbytura, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një konferencë për mediat nga Shkodra.

Gajtë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë se kjo situatë është krijuar nga keqadministrimi i kaskadës së Drinit.

Më tej, Berisha theksoi se gjatë këtyre ditëve në vendin tonë nuk është prodhur energji, por kryeministri Edi Rama dhe ministrja Balluku e kanë blerë energjinë me 226 euro megavatin në bursë, në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi.

“E them unë këtë, sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare. Çfarë ka ndodhur?! Gjatë këtyre ditëve, që ta dinë qytetarët mbarë, Edi Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë energji me 226 megavatin në bursë! Në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 milionë euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit. Sot, Edi Rama fajin e gjen tek mediat dhe opozita dhe opozita për katastrofën që krijoi vetë. Do të më falni. Po pse them unë është “dora e robit hajdut”?! Sepse një javë më parë, IGJEUM, institute shtetëror, i ka dërguar në zyrat e të gjithë vendimmarrësve kryesorë, sinoptikën me përpikmëri të madhe duke informuar se do të ketë reshje të fuqishme në Alpe, reshje të jashtëzakonshme në Alpe dhe se duhet të merren masa. Por përveç Gjeoshkencës, do të më lejoni t’ua lexoj edhe se çfarë thotë Meteoweb i Italisë, pikërisht për Shqipërinë disa ditë më parë”, u shpreh Berisha.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here