Përmbytjet në vend/ Rama: Shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, punonjësve të OSHEE-së dhe Shëndetësisë të cilët kanë qenë në terren për shkak të përmbytjeve.

Sipas kryeministrit, ky përkushtim tregon se sa përpara ka bërë shteti shqiptar.

Rama: Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here