Përmbytjet në veri të vendit, Evis Kushi: Mësimi në 14 shkolla do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Ja si do zëvendësohen orët e humbura

0

Mësimi në 14 shkolla në zonat e prekura nga moti i keq në veri të vendit do të pezullohet edhe për ditën e nesërme.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Ministria e Arsimit dhe është njoftuar nga ministrja Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se edhe pse situata paraqitet e përmirësuar në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Kushi sqaron se orët e humbura do të zëvendësohen në javët në vijim.

Njoftimi i ministres Evis Kushi

Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.

Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.

  1. Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
  2. Shkolla “Theth”, Shalë
  3. Shkolla “Gimaj”, Shalë
  4. Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
  5. Shkolla “Palaj”, Shosh
  6. Shkolla “Nicaj”, Shosh
  7. Shkolla “Kir”, Pult
  8. Shkolla “Kasnec” , Pult
  9. Shkolla “Pog” , Pult
  10. Shkolla “Bruçaj”, Pult
  11. Shkolla “Plan” , Pult
  12. Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
  13. Shkolla “Xhan” , Pult
  14. Shkolla “Kuc” , Pult

Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here