Përmbytjet/ Rama në Durrës: Problem disa pika në zonën e ish-kënetës

0

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka inspektuar këtë të martë zonat e përmbytura në Durrës.

Teksa ka publikuar në rrjetet sociale një video nga vizita e tij, Rama shkruan se prurjet e reshjeve janë frenuar nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

Po ashtu, Rama thotë se mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku sipas tij, ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në dhjetëra shtëpi.

“NË DURRËS (çka s’do t’jua tregonin kurrë përndryshe në kanale e portale) falë punës së palodhur të kryetares së bashkisë janë shëruar pjesa dërrmuese e pikave të mbetura problematike nga e shkuara, siç është edhe zona e Sukthit të Ri, ku prurjet u frenuan nga argjinatura e ndërtuar pas përmbytjeve të mëparshme.

Mbeten problem disa pika të veçuara në zonën e ish-kënetës, ku ndërtimet pa leje janë bërë nën kuotë dhe ku rezulton tejet e vështirë shmangia e pranisë së ujit në disa dhjetëra shtëpi, në rast reshjesh të dendura”- shkruan Rama.

 

KOMENTO

Please enter your comment!
Please enter your name here